
Drejtuesi i një kompanie në Treviso të Italisë është grabitur dhe policia lokale gjeti si përgjegjës të ngjarjes dy meshkuj shqiptarë.
Ditën e sotme, autoritete lokale të policisë thanë se kanë arrestuar të dyshuarit Ervin Sheshi, 35 vjeç dhe Erion Duçkallari, 39 vjeç që të dy nga Shqipëria.
Policia tha se arrestoi 2 shqiptarët si autorët të grabitjes së një zyrtari të kompanisë që lëshonte me qira lojërat elektronike. Identifikimi i tyre u mundësua nga një video që shihni më poshtë, ku duken qartë hajdutët që e kërcënojnë me armë.
Ata i rrëmbyen 2 çanta ku ishin 10 mijë euro, ndërsa u bllokua një "BMË" që ishte braktisur prej tyre pas grabitjes.
Nga hetimet intensive policia identifikoi 35-vjeçarin shqiptar Ervin Sheshi, si një prej të dyshuarve dhe më tej kryen edhe arrestimin e të dyshuarit të dytë, Erion Duçkallarit. Që të dy i shihni në fotot që ju sjell noa.al. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





