
Të pish gjak gjarpri, të hash krimba dhe merimanga, dhe të mësosh se si të vrasësh një pulë me dhëmbë, janë këto disa nga provat e kurajës që disa marinsa i janë nënshtruar gjatë stërvitjes së ekipit “Cobra Gold 2014”, një kurs stërvitje ekstreme për ushtarët e ekipit.
Në 11 ditët e stërvitjes për mbijetesë në xhungël, të drejtuar nga marina tajlandeze, në një bazë ushtarake në provincën e Chanthaburi, të Tajlandës janë këto provat ekstreme të ushtarëve.
Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 13 mijë ushtarë nga Tajlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Songapori, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Malajzia./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





