Transmetuar më 13-02-2014, 21:07

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Ndërkohë që gjatë seancës parlamentare votoheshin projektligjet të cilat ndodheshin në rend dite, deputeti demokrat Florion Mima ka humbur ndjenjat.

Një gjendje të fikti e cila nuk dihet ende nga se ka ardhur ka bërë që kryeparlamentari Ilir Meta të ndërpresë seancën parlamentare, ndërsa në ambientet e oborrit të Kuvendit ka mbërritur edhe një ambulancë.

Gjithsesi nuk dihet ende gjendja shëndetësore e deputetit Mima, ndërsa bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë të shpejtë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit