Transmetuar më 13-02-2014, 18:24

Kavajë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 22 vjeçar, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Burime zyrtare nga uniformat blu të këtij qyteti i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i të riut Genci Qarri, me banim në Kavajë, i cili dyshohet se në mes të muajit janar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare.
Pas veprimesh intensive hetimore u bë e mundur identifikimi dhe më pas kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





