Transmetuar më 13-02-2014, 18:11

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- I arrestuar nga autoritetet italiane për llogari të drejtësisë shqiptare, nga ana e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Roma i 29 vjeçarit Lefter Keçi, nga Shijaku.

29 vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, në korrik të vitit 2011 kishte caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim.

I ekstraduari Keçi, dyshohet se në bashkëpunim me Euxhen Mukën, më 5 qershor të vitit 2011, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Rolanda Kaja, trupi i pajetë i së cilës u gjet pesë ditë më vonë përgjatë rrugës për në Ishëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në prill të vitit 2012, Lefter Keçi u arrestua në qytetin e Parmës në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit