Transmetuar më 13-02-2014, 17:38

48 vjeçarja amerikane, Sharon Hart, zbuloi gjatë javës së kaluar se ishte e prekur nga tumori, dhe menjëherë pas mësimit të së vërtetës së trishtë, nisi kimioterapitë, me shpresën për të mposhtur sëmundjen e rrezikshme.

Tashmë ajo e kalon thuajse të gjithë ditën në spital, për shkak të kurave të cilave iu nënshtrohet, ndaj djali i saj William 14 vjeç, vendosi që ti japë mbështetje nënës së tij dhe ti kthejë buzëqeshjen, nëpërmjet një gjesti shumë të thjeshtë dhe të veçantë.

Ai u ngjit në çatinë e një parkimi përballë spitalit, dhe shkroi mbi dëborë, “Mami, Zoti të bekoftë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit