Transmetuar më 13-02-2014, 17:31

Trupi i pajetë i një burri u gjet mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në Han të Elezit, në fabrikën e çimentos “Sharrcem”.

Trupi i pajetë i punëtorit 49 vjeçar, M. T. është gjetur në afërsi të një marketi, pronari i të cilit e kishte njoftuar policinë dhe urgjencën e ambulancës në Han të Elezit.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e 49 vjeçarit, kurse hetimet e para të Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, vlerësojnë se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka autorizuar hetimet rajonale për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të duhura lidhur me rastin, ndërkaq për t’u vërtetuar shkaktari i vdekjes, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit