
Pogradec, 13 shkurt 2014, NOA.al- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur dy kalimtarë rreth 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme njëri prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dëmtuari tjetër është dërguar me urgjencë në spital, ku vijon të ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti fatal ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Blloku i Vilave”, ku dy të aksidentuarit kanë qenë duke kapërcyer rrugën, në momentin që automjeti tip benz me targa PG 5287 P, i përplasi furishëm si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte.
Pas sinjalizimit për aksidentin e rëndë, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e përplasjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





