Transmetuar më 13-02-2014, 16:45

Të shpëtosh nga piratët, nga tufat e mëdha me lule që rrotullohen, të zhytesh në ujë për të hedhur buqetën e luleve dhe të qëndrosh pezull në ajër.

Janë këto disa nga provat të cilat çiftet iu nënshtrohen për tu martuar në Tajlandë.

Gjithçka ndodh në provincën e Prachin Buri, ku celebrohen martesat-aventurë, ku çifte të shumtë martohen duke kaluar një sërë sfidash dhe sakrificash për të treguar dashurinë e tyre për partnerët.

Kështu kanë bërë edhe Pasanan Thtyukunthon dhe bashkëshortja e tij Theerachai Sittiphol, përkatësisht 36 dhe 33 vjeç, Walailuk Rungros dhe bashkëshortja e tij me moshë 31 dhe 22 vjeç si dhe disa çifte të tjerë, ku të gjithë të veshur me të bardha, të rregulluar dhe zbukuruar, kanë kaluar provat, duke u shkatërruar tërësisht prej sfidave të kaluara në emër të dashurisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit