Transmetuar më 13-02-2014, 17:02

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë, në fshatin Gremnik në komunën e Klinës. Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:49. Njësiti i Komunikacionit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me targa regjistrimi vendor, njëra e tipit “Peugeut“, ndërsa tjetra e tipit “Opel”.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit Rajonal të DRP Pejë. Policia ende nuk ka konfirmuar emrat e viktimave. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





