Transmetuar më 13-02-2014, 16:29

E veshur me rroba plazhi buzë plazhit dhe hedhur sipër një triko të trashë, supermodelja Candice Swanepoel, modele e Victoria’s Secret, është fotografuar thuajse në poza të njëjta si Marilyn Monroe.
Shërbimi fotografik u realizua në plazhin e Santa Monica në Miami, ku Candice ka treguar linjat e saj në poza tejet provokuese, ku pas trikos pozoi edhe me pallto dhe pantallona të shkurtra dhe kanotiere.
E rrethuar nga dhjetëra pëllumba që fluturonin mbi kokën e saj, shërbimi i saj fotografik rezultoi tejet ndjellës dhe tërheqës si falë bukurisë së saj, edhe prej trupit dhe tipareve të rregullta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





