
Një ushqim aq shumë i dashur dhe i domosdoshëm për dietën tonë ushqimore nuk ofron vetëm forcë, por edhe një aftësi më të madhe të reflekseve.
Ky ushqim, njëlloj si veza dhe pula është i pasur me aminoacidin e tirosinës, që shtohet më shumë në organizmin e atij që e konsumon.
Ky fakt u zbulua nga një studim i Universitetit të Leida, i publikuar në revistën “Neuropsychologia”.
Kjo gjë u zbulua pasi tirosina është në gjendje që të prodhojë për trurin dy neurotransmetues të rëndësishëm, si dopamina dhe norepinefrina.
Ky lloj aminoacidi gjendet në disa ushqime, veçanërisht te spinaqi, veza, pula, lajthitë, bananet etj.
Ekspertët u universitetit holandez, mbajtën nën vëzhgim një grup vullnetarësh duke u dhënë të konsumojnë ushqime që përmbanin tirosinë dhe më tej vëzhguan reflekset e tyre, ku krahasuar me personat që ndiqnin një dietë normale ushqimore, rezultuan me reflekse shumë më të ndjeshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





