Transmetuar më 13-02-2014, 14:58

U paraqit në Parlament “i armatosur” me spraj me spec djegës dhe për të bindur kolegët e tij deputetë që të mos aprovonin një vendim, nuk ngurroi që ta përdorë.
Ngjarja në fjalë ndodhi në parlamentin indian, ku si pasojë i sulmit me spraj mbi deputetët kundërshtarë, disa prej tyre përfunduan në spital me dëmtime në sy.
Lagadapati Rajagopal, anëtar i partisë së Kongresit, manifestoi në këtë formë revoltën e tij të pazakontë, për të kundërshtuar lindjen e një shteti të ri, atij të Telangana, në jug të Indisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





