Transmetuar më 13-02-2014, 14:40

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt Shqipërisë të 40 vjeçarit nga Shkodra, Marjan Rroku.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se Rroku ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2002 e ka dënuar këtë të fundit me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”.

I ekstraduari Marjan Rroku, më në mars të vitit 2001 në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C..

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit