
Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Partia Demokratike ka bërë të ditur emrat që do të jenë në përbërje të Komisionit Hetimor Parlamentarë për Emërimet dhe Shkarkimet në Policinë e Shtetit.
Kryetari i Komisionit do të jetë deputeti Arben Ristani, anëtarë janë deputetët Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Flamur Noka, Genc Strazimiri, deputeti i PR-së, Ylli Shehu dhe deputeti i PDIU Dashamir Tahiri.
Nga ana e mazhorancës ende nuk janë konfirmuar emrat, por përfliten ato të deputetëve Pirro Lutajt, Spartak Brahos, Ermonela Felajt, Xhemal Qefalisë, Luan Ramës.
Në këtë komision, i cili u arrit të ngrihej pas 12 orë debatesh në Kuvend, opozita do ketë 7 anëtarë dhe kryetarin, ndërsa mazhoranca 8 anëtarë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





