Transmetuar më 13-02-2014, 12:23

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Ambasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman këshillon klasën politike shqiptare që të bashkëpunojnë për realizmin e reformave, të cilat janë kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo ftesë ndaj klasës politike nga ana e ambasadorit erdhi gjatë forumit me temë ‘Perspektiva gjermane për zgjerimin e BE-së”.

Ambasadori Hoffman vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë, por këshilloi të mos ecet me ankesa ndaj KiE-s. “Shqipëria ka bërë mjaft progres, qeveria e re hapa inkurajues, por mos ecni në rrugën e pafundme me ankesa për KiE”, tha ambasadori.

Duke ftuar qeverinë dhe opozitën të marrin rolet që ju takojnë, Hoffman tha, “Nuk më inkurajon pamja e fundit. Qeveria dhe opozita të kryejnë rolet që iu takon, Opozita nuk është vetëm sulm, Qeveria e re të ndalojë praktikat e vjetra”, tha ai ndër të tjera.

Gjithashtu ambasadori vuri theksin edhe tek rëndësia e madhe që ka reformimi i sistemit të gjyqësorit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit