Transmetuar më 13-02-2014, 11:57

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- “PDIU nuk do të jetë pjesë e komisionit të Reformës Territoriale, nëse PD dhe PS nuk arrijnë në një konsensus”, kështu është shprehur sot deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, duke hedhur dritë mbi debatet që po bëhen aktualisht në media, se kjo forcë politike do të bashkohet me mazhorancën, duke u bërë pjesë e komisionit të Reformës Territoriale.

Sipas deputetit Tahiri, PDIU, nuk do të bashkohet me mazhorancën, nëse ajo më parë nuk arrin të gjejë gjuhen e bashkëpunimit me opozitën për këtë çështje.

Deputeti Tahiri tha se PDIU është për konsensus dhe për këtë po përpiqet të japë kontributin e saj.

Në lidhje me takimin e zhvilluar dje në mesditë mes Idrizit, Ramës dhe Metës, në mënyrë ironike, deputeti Tahiri u shpreh se, ai nuk ruan se me kë pi kafe apo ha drejta kryetari Idrizi, por thekson edhe njëherë se PDIU  ka marrë një vendim, nuk do të bëhet pjesë e komisionit nëse nuk arrihet konsensus mes PD e PS.

“Unë nuk ruaj me kë pi kafe e ha drejta Idrizi, por në parti nuk është diskutuar asgjë e tillë. Do te jemi në komision nëse ka marrëveshje mes dy partive të mëdha”, tha Tahiri. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit