Transmetuar më 13-02-2014, 11:40

Vlorë,13 shkurt 2014, NOA.al- Strukturat e Drejtorisë së Policisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, në Vlorë, rreth orëve të mëngjesit të sotëm bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor antidrogë i koduar “SHËN VASIL 2014” ku si rezultat i të cilit falë alternimit të shërbimeve policore nga toka dhe nga deti me mbështetjen edhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale për Kufirin dhe Migracionin Delta Force u bë e mundur që në gadishullin e Karaburunit të sekuestrohen rreth 2 ton kg lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa”, e cila ishte e fshehur në një gji në afërsi të detit e gatshme për tu ngarkuar në mjet lundrues dhe për tu trafikuar.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast nga strukturat e policisë së Kufirit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë edhe 7 persona si autorë të dyshuar për tentativën e trafikimit të kësaj lënde narkotike si dhe një furgon, i cili ka shërbyer për transportimin e lëndës narkotike.

Po sipas policisë, sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë i mundur pasi Strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative kanë mundur të gjejnë dhe sekuestrojnë  lëndën narkotike

Në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë vijojnë hetimet,e mëtejshme. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit