Transmetuar më 13-02-2014, 10:25

Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Aksidentet e shumta që kanë ndodhur kohët e fundit si në rrethe, por edhe në kryeqytet, kanë “ngritur në këmbë” forcat e policisë, të cilët kanë ndërmarrë një aksion për kontrollin e shoferëve dhe fatorinove  për konsumimin e alkoolit.

Kontrolli ka nisur ndaj shoferëve dhe fatorinove, të linjave urbane në Tiranë, të cilët jo pak herë kanë shkaktuar aksidente duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Aksioni i policisë ka nisur sot dhe ende nuk është informuar nëse ka rezultuar ndonjë rast ku shoferët kanë shkelur rregulloren apo jo. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit