
Tiranë, 13 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 13 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Flet biznesmeni. Pirro Bare: Kam foton që Karçini i dha Sinanajt. Bosi i rrëfen konfliktin me rivalin në biznes. Preu foton që kishim dalë bashkë në Milano dhe ia dha killerit.
-Protesta për furgonët. Bllokohen 250 leje qarkullimi dhe targat e bardha.
-Funerali i Vaçe Zelës. Lubonja: Letër nga ferri e Enver Hoxhës për Edi Ramën.
-Negociatat me PD, Zbardhet takimi i Idrizit me Ramën dhe Metën.
-Vendimi i qeverisë, pagesat e reja për sigurimin shëndetësor.
-Rritja e çmimit të sigurimeve, shkarkohet kreu i INSIG. Reagon shoqata.
“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “Sinanaj dy shtëpi dhuratë. Zbardhen aktet noteriale. Kontratat. Vrasësi me pagesë u shpërblye nga Mitro dhe Mëhillajt. Ekspertimi psikologjik: Julian Sinanaj u trondit nga divorci i prindërve. Ambienti konfiktual familjarë ndikoi në karakterin e tij të mbyllur dhe jo social.
-Policia kap mashtruesin e vejushave
-Prokurimi Publik në KQZ. Mallrat brenda një ore, ndryshe humb tenderin. Blerja e çantave dhe stilolapsave.
-Vlorë, 36 vjeçari në koma. Babai: e mjekuan gabim, iu bë gjaku ujë.
-Ndarja territoriale, Idrizi drekon me Ramën dhe Metën. Çuçi: Reforma transparente
Gazeta “Shekulli” ka si tituj kryesorë, “Reforma, ndryshojnë pensionet. Qeveria miraton programin e ri fiskal për 2014-2016, hapat kryesorë për përmirësimin e skemës.
-Sigurimet shoqërore, qeveria ul pagën minimale.
-Vendimi. Qeveria, 25 mije hektarë tokë për kompensimin e pronarëve.
-Provat e reja, avokat nga Greqia për të mbrojtur Ilir Kupën.
-Debate, Kuvendi kontroll për shërbimet sekrete. Gati ligji edhe për SHISH.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Ndarja administrative edhe pa PD. Idrizi i PDIU nis bisedimet me mazhorancën, drekë në vilën 31 me Ramën dhe Metën. Ministri Çuçi jep sinjalin: Nuk do të presim pafundësisht për demokratët. Petrit Vasili flet për plan A dhe B për realizimin e reformës.
-Tirana pa transport urban për Shën Valentin.
-Policia nis aksionin kundër furgonave të linjave interurbane.
-Sinanaj: Vrasja e Bares duhej të dukej si aksident.
-Bare: Vrasja ime e vetmja mundësi për Ilir Karçinin;
-Ambienti familjar bëri Sinanajn, vrasës gjakftohtë.
-Shtrenjtimi i siguracionit, shkarkohet kreu i INSIG.
-Masa e kontributeve për sigurimet, sipas pagave.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor, “Reforma territoriale. Rama-Meta, drekë me Idrizin në vilën qeveritare. Aleatët Rama-Meta dhe kryetari i PDIU -së kanë drekuar dje në vilën 31 në ish-Bllok, duke kërkuar një formulë për zhbllokimin e reformës territoriale. PS propozon një plan rezervë pa PD -në, por LSI shprehet kundër. Vasili: Nuk do të përdorim raportet parlamentare, reforma ka nevojë për opozitën.
-Pirro Bare: Historia e fotografisë sime, që iu gjend killerit me pagesë.
-Shoferët e furgonëve në grevë: Qeveria po na heq bukën e gojës.
-Nishani: Shqipëria, në provë për ruajtjen e institucioneve të pavarura.
-Rritja e sigurimit makinave, qeveria shkarkon kreun e INSIG.
-Basha: Më 20 shkurt marshim proteste, hapni dyert e PD-së edhe për të larguarit.
-Vendimi, 25 mijë ha tokë për kompensimin e pronarëve.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me shkrimin, “Kryeministri Rama nuk po shkatërron konkurrencën e pandershme dhe kompanitë që bëjnë ligjin në ekonomi, që prej kohës së qeverisë së vitit 2005. Akoma monopolet e Berishës. Dyshimet mbeten për ministrin Arben Ahmetaj, nëse vepron me kokën e tij apo ka lejen e Edi Ramës për të mos sjellë në Parlament projektligje kundër tyre.
-Renditja e universiteteve shqiptare sipas një vlerësimi ndërkombëtar.
-Ndreko: PD humbi zgjedhjet pasi postet iu dhanë të paaftëve.
-Drejtuesit e furgonëve: Do bllokojmë Rrugën e Kombit.
-Korçë, si po zhvishen kishat nga veprat e artit.
Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin, “Miqtë e Olldashit në grupin parlamentar përplasen të hënën me kryetarin, flet dëshmitari. Sherr në PD. “Lul Basha, ti konkurron me një të vdekur”. Urdhëri “nga lart”: Mos pini as kafe me deputetët socialistë në barin e Kuvendit.
-Makina e Nishanit, rezulton me gjoba të papaguara.
– Shkarkohet kreu i INSIG, u bë palë me “kartelin” për çmime.
– Bllokohen lejet për 250 furgona me targa të bardha e pa licencë.
– Liberalizohet tregu i punës për qytetarët e huaj me 17 VKM.
– Spiropali: I japim shtetit 60% të të ardhurave. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





