Transmetuar më 13-02-2014, 03:14

Përditësimi i iOS 7.1 aktualisht është planifikuar për lëshim në muajin mars, sipas 9to5Mac. Përditësimi i pritur për një kohë të gjatë, thuhet se do të përfshijë një numër rregullimesh të pamjes së iOS 7. Apple kohët e fundit shpërndau versionin e pestë beta të iOS 7.1 për zhvilluesit e sistemit operativ, kështu që hamendësimet e 9to5Mac nuk janë pa arsye.

Kjo faqe edhe më parë kishte raportuar për ndryshimet në pamje tek versionet beta deri tani. Apple ka bërë ndryshime të vogla tek thirrësi i numrave, aplikacioni i muzikës dhe përdoruesit do të kenë mundësi të çaktivizojnë efektin "parallax".

Ndoshta më e rëndësishme se çdo ndryshim në pamje, iOS 7.1 thuhet se përmban arnime brenda sistemit operativ, shkruan PCWorld Albanian. Apple më parë kishte thënë se po punonte në një rregullim të një problem që konsistonte në “restartimin” rastësisht të pajisjeve, problem i shfaqur që nga lëshimi i iOS 7 pothuaj 5 muaj më parë.

Përdoruesit presin më shumë se sa ajo që thuhet për “përmirësime të qëndrueshmërisë” në iOS 7.1”. 9to5Mac thotë se Apple nuk ka asnjë surprizë në plan për këtë lëshim, gjithsesi spekulohet se kompania ka zgjedhur për prezantimin e përditësimit gjatë një eventi muajin mars, i cili mund të shërbejë edhe si një mundësi për paraqitjen e një dekoderi të ri për TV nga Apple.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit