
Alberta Kanada, 12 shkurt 2014 NOA.al – Një familje kanadeze ka parë dhe regjistruar me kamera një krijesë misterioze në afërsi të një lumi pranë qytetit të Calgary (Alberta), Kanada.
Në mëngjes, familja ka shkuar për një shëtitje në pyll. Papritmas ata vënë re disa lëvizje në pyll në afërsi të lumit dhe duke kërkuar më nga afër, kanë parë një krijesë të madhe humanoide mbuluar me flokë të dendur.
Një anëtar i familjes ka filmuar me kamera krijesën që duket të jetë e ngjashme me Yeti (ose Sasquatch).
Video e publikuar nga shumë media të huaja, ngre disa shqetësime. Mund të jetë një shaka? Pra, është fakt apo trillim? Po ju si mendoni?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





