Transmetuar më 12-02-2014, 17:59

Ekipi i alpinistëve shqiptarë pjesëtarë të shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana arritën me sukses ditën e djeshme 11 Shkurt në orën 17.00 majën më të lartë të Amerikës së Jugut Aconcagua 6962 m. Duket se vështirësitë për shkak të kushteve atmosferike u përballuan dhe u mposhtën dhe i gjithë ekipi me të pestë alpinistët Gjergj Bojaxhi, Fation Plaku, Ervin Dervishi, Gerti Pishtari dhe Erli Rrudho arritën të ngjiten dhe të valëvisin flamurin e Shqipërisë ne majën më të lartë të kontinentit amerikano-jugor, duke i shtuar sukseseve të tyre edhe një prej 7 majave më të larta të botës, Aconcagua.

Z. Dietlof Mare, Drejtori i Kompanisë Vodafone Albania që është një prej dy sponsorëve kryesorë të alpinistëëve, shprehu vlerësimin për pasionin dhe vendosmërinë e alpinistëve dhe përsëriti angazhimin e kompanisë Vodafone për të qenë krah sportistëve shqiptarë për të arritur suksese të niveleve botërore. Përmes teknologjisë së ofruar nga Vodafone, eksperienca e ngjitjes së këtyre majave po ndiqet ndiqet hap pas hapi.

Vodafone Albania ofron teknologjinë më moderne të rrjetit 2G dhe 3G me parametra të njëjta me vendet e Bashkimit Evropian dhe teknologjia me të cilën Vodafone operon në tregun tonë është e njëjtë me teknologjinë e aplikuar nga rrjetet Vodafone në vendet e tjera evropiane.

Përveç mbështetjes financiare për alpinistët shqiptarë, Vodafone përmes teknologjisë ka ofruar komunikim dhe ndjekje të rrugëtimit të alpinistëve nga nisja deri në realizimin e ngjitjes në majën Aconcagua. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit