Transmetuar më 12-02-2014, 16:57

Fustan i gjatë fin, vathë elegant dhe një varëse mbretërore. Dukesha e Cambridge Kate Middleton, u shfaq kështu në National Portrait Gallery, në daljen e parë zyrtare për vitin 2014, ku u duk tejet elegante.
Por ajo që ra në sy ishte varësja e saj me gur diamanti rreth qafës, varëse e cila i është dhuruar sovranes, me rastin e martesës së saj në vitin 1947.
Varësja e përbërë nga 38 diamantë ka ngelur e paprekur pavarësisht kalimit të viteve, çka ka bërë që Kate t’ia marrë hua mbretëreshës, për daljen e saj zyrtare./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





