Transmetuar më 12-02-2014, 16:16

Trajneri në detyrë i Partizanit, Marcio Sampaio, do të ketë në dispozicion për ndeshjen e shtëpisë me Lushnjën blerjen më të rëndësishme të Janarit, Migen Memellin, i cili nuk u riaftësua në kohë për derbin me Tironën.

33-vjeçari ndjen keqardhje që nuk mundi të jepte kontribut ndaj bardhebluve, në një sfidë që la pasoja në kampin e kuq me dorëheqjen trajnerit Hasan Lika.

Gjithsesi, Memelli nuk mendon se Partizani po përjeton një moment të keq.

Në vijim të prononcimit të tij, Memelli, theksoi se vetë emri i Partizanit të vë para përgjegjësisë për të kërkuar fitoren në çdo takim.

Gjatë fazës së parë, Partizanit i ka munguar njeriu gol dhe tashmë sytë janë drejtuar nga pogradecari, por vetë Memelli këmbëngul se çelësi i suksesit do të jetë vetëm loja në grup.

Pas javës së 18-të, Partizanit renditet në vendin e 4-t në kuotën e 27 pikëve, aq sa Laçi i vendit të 3-të dhe Teuta e vendit të 5.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit