Transmetuar më 12-02-2014, 14:29

E ardhmja e Mario Balotellit mund të mos jetë te Milani. Për të marrë shërbimet e sulmuesit Italian është futur në valle Arsenali, citon Supersport.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, “Topçinjtë” në këto ditët e fundit po provojnë të nënshkruajnë me Supermarion.

Për ta bërë akoma më të besueshëm këtë lajm mendon agjenti i Balotellit, Mino Raiola, i cili ndodhet në Londër, dhe në orët e ardhshme do të bisedojë me trajnerin e Arsenalit Arsen Wenger, për të kuptuar mundësitë e transferimit të klientit të tij në kryeqyetetin anglez.

Tekniku francez i “Topçinjëve” po kërkon me ngulm një sulmues për të përforcuar skuadrën e tij, pasi Oliver Giroud është shumë pak për një skuadër që kërkon të kthehet triumfuese në Angli dhe Europë.

Edhe vetë Balotelli nuk do të nguronte të transferohej në Londër duke parë që Milani me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, dhe dëshira e Marios është që të luajë me çdo kusht në kompeticonin më të rëndësishëm për klube.

Fakt që të bën të mendosh largimin e Balotellit nga Milani është edhe presioni që po krijohet nga mediat italiane mbi jetën e tij personale, gjë që u vërtetua edhe nga vetë lotët e Supermarios në ndeshjen ndaj Napolit.

Për të nënshkruar me 23-vjeçarin Arsenali ka karta të fuqishme në dorë, pasi sponsori më i ri teknik “Puma” i londinezëve është edhe vetë sponsori personal i futbollistit dhe i kombëtares italiane.

Mos arritja në Champions, do t’i krijojë Milanit një ngërç të madh finaciar dhe një ofertë prej 30 milionë Eurosh nga ana e Arsenalit do të pranohej me shumë dëshirë nga drejtuesit kuqezinj.

Gjithsesi për të nënshkruar me Balotellin, Arsenali duhet të përballet me konkurencën e Chelsea, pasi edhe Blutë e Londrës dëshirojnë të firmosin me sulmuesin. Pra për të parë se ku do të luajë Balotelli sezonin e ardhshëm duhet të presim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit