Transmetuar më 12-02-2014, 14:17

Krujë, 12 shkurt 2014, NOA.al- Një grua në moshë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Thumanë të Krujës, ku Tereza Nikolla 72 vjeç, është gjetur e varur  në një kasolle.

Mësohet se Nikolla jetonte e vetme në banesë, ndërsa dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënda depresive.

Lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që e shtynë të moshuarën drejt fundit fatal./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit