
Tiranë, 12 shkurt 2014, NOA.al- Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar 17 projektvendime, të cilat përafrojnë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Europian, por nxisin edhe krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.
Kjo është bërë e ditur gjatë një deklarate për mediat nga Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. Ministria Gjoshaj në fjalën e saj tha se me miratimin e këtyre projektvendimeve qeveria ju krijon mundësinë e lëvizjes së lirë shtetasve të huaj, që kanë dëshirë të vijnë të investojnë dhe të punojnë në Shqipëri. “Kjo në thelb hap edhe më shumë vende të reja pune”, tha Gjoshaj. “Me kalimin e 17 projektvendimeve, jo vetëm po përmbushim kriteret e kërkuara nga BE, por po përafrojmë legjislacionin me atë të BE”, u shpreh ministria e Integrimit.
Ndërsa ministri Veliaj, foli për ngritjen e një “Grupi pune për të liberalizuar tregun e punës për të rinjtë që vijnë nga Lugina e Preshevës e gjetkë”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





