Transmetuar më 12-02-2014, 12:23

Tiranë, 12 shkurt 2014, NOA.al-  Mosmarrëveshjet me Ministrinë e Transportit detyrojnë Transportin Urban të hyjë në një greve 24-orëshe. Grevë, e cila pritet të zhvillohet ditën e premte.

Sindikatat e këtij shërbimi kanë deklaruar se do të zhvillojë një grevë 24-orëshe duke paralizuar kështu transportin urban në kryeqytet. Arsyeja sipas tyre është mos marrja e rrogave prej 3 muajsh nga punonjësit në këtë shërbim.

Kjo është ndërprerja e tretë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 4 orë duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit