
Tiranë, 12 shkurt 2014, NOA.al- Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika është shtyrë për 24 shkurt.
Kryetari i bashkisë Gjika ka qenë i pranishëm në seancë dhe pas shtyrjes së saj ka deklaruar se do të jetë i pranishëm edhe në seancat e tjera.
I pyetur për lidhjet e tij me Marion Mitron, kryebashkiaku i Vlorës u shpreh se “unë e kam dhënë një deklaratë në lidhje me këtë çështje dhe nuk them asgjë më shumë”. Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika akuzohet për falsifikimin e dy lejeve ndërtimi në qytetin bregdetar, dhe çështja e tij hetohet në Tiranë dhe jo në Gjykatën e Vlorës. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





