Transmetuar më 12-02-2014, 10:29

Greqi, 12 shkurt 2014, NOA.al-  Policia greke ka sekuestruar 386 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Gjatë këtij aksioni ata kanë prangosur transportuesin e kësaj sasie lënde narkotike, i cili është një shtetas shqiptar.

Mësohet se lënda narkotike u kap në aksin rrugor Janinë-Kakavijë në një automjet që drejtohej nga një 43-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas policisë greke, lënda narkotike kishte si destinacion Athinën. Aktualisht po punohet për identifikimin e autorit dhe zbulimin e emrave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit