












Vetëm pak kohë më parë Jenifer Lopez kishte qenë në Miami për të xhiruar videoklipin e këngës “Adrenalina”, bashkë me Ricky Martinin. Por nuk ka vonuar shumë për të udhëtuar në Fort Lauderdale, për të xhiruar këngën e Kupës së Botës, “We Are One” (Ola Ola).
Por kjo ka tingëlluar më shumë si argëtim për ekipin që po punon me 44 vjeçaren, që duket se është në top formë, e cila ka vallëzuar me një palë pantallona të shkurtra veshur me geta rrjetë që i kanë mbuluar këmbët. Ajo e di që është sexy, ka shkruar DailyMail.
Më pas ajo ka ndërruar pantallonat e shkurtra, me një palë të tjerë po aq të shkurtra, që kanë shfaqur formën e përkryer të të pasmëve të saj.
Ngjyrat e gjalla ishin vendosur për të imituar skenën e një karnavali brazilian, vendi ku do të mbahet botërori i futbollit. Ajo ka dëshmuar se është një “sexy latina”. Në krahë të saj janë parë edhe këngëtari i njohur Pitbull si dhe ylli brazilian Claudia Leitte. Treshja do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Kupës së Botës “Brazili 2014”, më 12 qershor. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





