Transmetuar më 11-02-2014, 21:16

Artistja Shirley Temple, e famshme sepse ishte fëmija i parë që bëhej yll i “Hollywood”-it, vdiq në moshën 85 vjeçare, njoftoi sot media amerikane.

Agjenti i saj, i cituar nga televizionet “ABC News” dhe CNN, deklaroi se ajo vdiq për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj në Kaliforni, pranë familjes.

Ajo ka luajtur në rreth 40 filma, dhe në pjesën më të madhe të tyre ishte nën moshën 12-vjeçare, kryesisht tek “Curly Top” dhe “The Little princess”. Temple ka qenë aktorja më e re në moshë që ka marrë një çmim ”Oskar”.

Pasi u tërhoq nga karriera kinematografike, rreth moshës 20-vjeçare, ajo shërbeu si ambasadore në Ganë më pas në Çekosllovaki, gjithashtu edhe pranë Kombeve të Bashkuara.

Ajo kishte arritur të luftonte me sukses kundër kancerit në gji.

“Jeta e saj ishte e mbushur me arritje të mëdha si aktore dhe diplomate”, deklaroi sot agjenti i saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit