Transmetuar më 11-02-2014, 20:48

Zonja e parë, Michelle Obama, nuk ka ngurruar që të këshillojë prindërit e Justin Bieber, rreth djalit që kohët e fundit është bërë objekt i mediave rozë për një seri skandalesh e incidentesh deri në probleme me drejtësinë dhe policinë.

Ajo në një intervistë në ‘Univision Radio’, ka sugjeruar që prindërit të jenë më të vëmendshëm për të qëndruar më afër djalit të tyre.

"Unë do të isha më shumë prezente në jetën e tij këto momente, që të bisedoj me të, të kuptoj se çka po ndodh në kokën e tij, si dhe të kuptoj se kush është në jetën e tij e kush jo”, ka deklaruar zonja e parë, duke folur me nje mesazh drejtuar prindërve të Justin Bieber.

Për vetëm disa muaj, këngëtari Justin Bieber, kishte pasur problem të shumta me drejtësinë, dhe dukej sikur nuk kishte të ndalur.

Më shumë:

Bieber hashash në avion, pilotët me maska oksigjeni

Del një foto që shokon fansat e Justin Bieber

Dëboni Justin Bieber nga SHBA, 100 mijë firma në favor të peticionit

Arrestohet Justin Bieber (Fotot-Video)

Bieber hashash në avion, pilotët me maska oksigjeni

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit