Transmetuar më 11-02-2014, 19:43

Një kinema në Pakistan është hedhur në erë me bomba dore duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Telegraph anglez tha se ngjarja që ndodhi në një kinema në Peshavar, në veri-perëndim të Pakistanit ka shkaktuar edhe plagosjen e 25 personave të tjerë. Sipas mediave nderkombetare, kjo kinema shfaqte edhe filma me përmbajtje për të rritur.

Policia tha se dy granata dore ofensive janë hedhur në sallën e kinemasë gjatë kohës që shfaqej film, duke shkaktuar tragjedinë.

Në momentet e krimit, në kinemanë Shama duke parë filmin gjendeshin mbi 100 persona, banorë të Pakistanit.

Një sulm i ngjashëm kishte ndodhur javën e kaluar në një kinema tjetër në Peshavar, ku mbetën vrarë 4 persona dhe u plagosën mbi 30 të tjerë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit