
Pengmarrje për një borxh të pashlyer mes njerëzish të afërt me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku daja dhe nipi i tij 25 vjeçar janë përplasur mes tyre për shkak të një borxhi të papaguar në kohën e premtuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zall Herrit pranë vendit të quajtur Instituti. Pengmarrja ka zgjatur disa minuta dhe është arritur të ndalet më pas nga efektivët e policisë së Komisariatit numër 5.
Policia tha se ka ndaluar të dyshuarin që e akuzon për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit. Mësohet se pengmarrja është kryer me një furgon me targa të Krujës. Autori e ka marrë pengun e tij dhe e ka futur në makinë e më pas e ka mbajtur disa minuta në Zall Herr ku edhe u bë aksioni policor.
Policia tha se u përpoq fillimisht të ndalonte makinën me pengun dhe pengmarrësin, por ata nuk i ndaluan postbllokut të Policisë. Pak minuta më pas mjeti u ndal dhe dy personat brenda tij u shoqëruan në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





