Transmetuar më 11-02-2014, 14:27

Durrës, 11 shkurt 2014, NOA.al- Një person ka mbërritur i pajetë në spitalin e Durrësit, ndërsa në trupin e tij janë pikasur shenja plumbi.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima është nga fshati Ishëm, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagës së shkaktuar nga plumbi.

Nga ana e policisë dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë aktualisht nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës si dhe shkaqet e një ngjarje të tillë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit