Transmetuar më 11-02-2014, 13:55










Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në Woodside (California), Shirley Temple. E lindur në Santa Monica, Shirley debutoi në moshën 5-vjeçare, kur Charles Lamont, drejtor i Educational Pictures, e përzgjodhi në një shkollë.
Në vitin 1934 vogëlushja arriti të fitojë një Oscar për të rinjtë, të realizuar posaçërisht për të.
Mes filmave më të njohur të “kaçurreles së artë” janë “Shirley pilotja”, “Dallëndyshja pa fole”, “princesha e vogël”, etj.
Kur u rrit e la karrierën si aktore dhe iu kushtua politikës. Ajo ka qenë ambasadore. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





