
Trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli nuk dëshiron të shkojë në Brazil vetëm për të marrë pjesë, pasi sipas tij objektivi i të kaltërve në Kupën e Botës është arritja në finalen e kompeticionit.
“Si filozofi, ne nuk do të shkojmë në Brazil për të bërë sa më shumë rrugë të jetë e mundur, por duke planifikuar çdo aspekt në mënyrë që të shkojmë në finale.
Ky duhet të jetë mentaliteti fitues që mund të na udhëheqë në Brazil. Favoritët kryesorë padyshim që janë Brazili, Spanja dhe Gjermania, por pas tyre vijmë menjëherë ne dhe kombëtare të tjera si Uruguai, Anglia, Holanda, Belgjika, Kolumbia e Japonia”.
Më pas Prandelli foli edhe për dy talente kapriçozë dhe plotë vese që ka kombëtarja e tij, Balotellin dhe Osvaldon.
“Gjysma e të keqes që Ballotelli filloi të qante, pasi ishin lot me të vërtetë shumë humanë. Mario është i ri dhe nuk mund ta përballojë dot presionin e madh.
Osvaldo mund të jetë i dobishëm për Juventusin edhe për të rritur motivimin brenda grupit.
Ndërsa Juvja për Osvaldon është një shans i jashtëzakonshëm për të kompletuar maturimin e tij, te bardhezinjtë Osvaldo mund të rritet shumë si futbollist”.
Gjithsesi Ballotelli dhe Osvaldo duhet të japin shumë në këtë pjesë të sezonit që ta kenë të sigurt biletën për në Brazil, pasi Prandelli po studion shumë lojtarë për t’i marrë në Brazil, dhe mbi të gjithë janë dy të rinjtë Ciro Immobile dhe Domenico Berardi.
“Immobile nuk më ka surprizuar aspak, pasi unë e di shumë mirë që është një sulmues modern dhe i kompletuar.
Madje në këtë sezon, me te Torino është përmirësuar shumë edhe në shënimin e golave. Për në Brazil, ashtu si atë po ndjek me vëmendje edhe shumë sulmues të tjerë siç janë Osvaldo, Pazzini, Destro, Insigne etj.
Me shumë mundësi pas Botërorit, Prandelli do ta lërë kombëtaren italiane. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, vetë tekniku i të kaltërtëve deklaroi se i mungon shumë puna e përditshme, pra me pak fjalë drejtimi i një klubi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





