Transmetuar më 11-02-2014, 11:51

Të dy e kanë fituar kampionatin Botëror të MotoGp, ata janë Marc Marquez dhe Valentino Rossi.

Megjithse piloti spanjoll i Hondës zyrtare e ka fituar titullin botëror në një moshë edhe më të re se Rossi, për Marquez, Valentino është dhe do të jetë një nga pilotët më të mëdhenj të gjitha kohrave në MotoGp, madje sipas 20-vjeçarit, Rossi edhe këtë sezon do të jetë një rival shumë i rrezikshëm.

“Valentino mbetet gjithmonë Valentino. Rossi është një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohrave pasi ka fituar plotë 6-tituj kampion në MotoGp.

Edhe këtë sezon do të jetë shumë e vështirë për ta mundur atë. Ai gjithmonë është një kundërshtar shumë i fortë”.

Honda Zyrtare në vitet e fundit ka fituar shumë tituj kampion, dhe në nder të kësaj arritjeje skuderia japoneze në një cermoni gala të mbajtur në Madrid, prezantoi së bashku 6 motorat e fundit që janë shpallur kampion bote dhe ndërmjet tyre ishte dhe motori i Marc Marquez.

“Jam shumë i lumtur që motori im është vënë në krah të motorëve të Valentino Rossit, Casey Stonerit apo Mick Doohan.

Është një nder për mua që jam bërë pjesë e historisë së Hondës . Fitorja e kampionatit botëror ishte një ëndërr që u bë realitet për mua”.

Në fund Marquez u shfaq shumë optimist edhe për sezonin që do të nisë duke deklaruar se ai do të bëjë çmos për tu shpallur sërish kampion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit