Transmetuar më 11-02-2014, 11:28

Tiranë, 11 shkurt 2014, NOA.al- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot i pranishëm në analizën vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar për sigurimin shëndetësor dhe ky institucion, të cilit ndryshimi i qeverisë nuk i ka sjellë pengesa, duhet të jetë paguesi i vetëm i këtij shërbimi.

Ministri Beqaj tha se, duhet shumë punë për të arritur aty ku qeveria ka bërë premtimet e saj, sepse rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit