
Fabio Capellos nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i Antonio Contes për të mos e lënë pushim skuadrën e Juventusit pas barazimit zhgënjyes në Verona, citon Supersport.
Konte, për të treguar se kush komandon, e ka grumbulluar skuadrën në Vinovo, për t’u treguar lojarëve se nuk mund të lëshojë pe për një ndeshje të humbur, të cilën e udhëhoqën 2-0 gjatë pjesës së parë.
Mirëpo Ish tekniku-bardhezi, aktualisht në krye të përfaqësueses së Rusisë, tha se nuk është praktikë e mirë të japësh ndëshkime për një rezultat që nuk është ai i pritshmi.
“Unë nuk jam dhe nuk ka qenë ndonjëherë pro masave të tilla, nuk i kam ndëshkuar kurrë futbollistët, sepse nuk bën pjesë në mënyrën time të të menduarit. Më pëlqen të arsyetoj, të flas me futbollistët dhe të gjej zgjidhje.
67-vjeçari nuk mund t’i shmangej një komenti mbi momentin e keq që po kalon Milani, skuadër me të cilën fitoi Champions Ligën në vitin 1994.
“Balotelli? I kam disa Balotelë edhe në Rusi. Në të kaluarën Berluskoni është treguar shumë intuitiv me emërimin trajner të Sachit dhe Capellos, uroj që Seedorf të jetë zgjedhja e tretë e këtij lloji.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





