Transmetuar më 11-02-2014, 02:01

Siç thotë Justin Mullins, studimet sugjerojnë se shfletimi i Facebook-ut mund t’ju bëjë të ndiheni të pakënaqur me jetën.

Facebook-u, një formë e re komunikimi përfshiu botën, vazhdoi disa vjet më parë duke e transformuar jetën në mënyra të paimagjinueshme. Një komentator e ka etiketur atë nga “mjetet më të mëdha të komunikimit të zhvilluara ndonjëherë nga mendja e njeriut “

Por, poeti dhe dramaturgu TS Eliot tha: ”Eshtë një medium argëtues i cili lejon miliona njerëz për të dëgjuar të njëjtën shaka në të njëjtën kohë dhe ende mbetet i vetmuar ” .

Facebook-u lidh familjet nga të gjithë kontinentet,  miqtë që kanë humbur kontaktet me kalimin e kohës dhe njerëzit nga gjithë bota, por kjo nuk i bën domosdoshmërisht njerëzit më të lumtur.

Konkurencë popullariteti dhe se kush është më i mirë.

Verën e kaluar, një ekip i psikologëve nga Universiteti i Misiganit në Ann Arbor dhe Leuven në Belgjikë vendosën ta kërkojnë pak më thellë duke vlerësuar se si kënaqësia e jetës ndryshon me kalimin e kohës duke përdorur faqen Facebook-ut.

Ekipi gjeti se përdorimi i Facebook-ut lidhet me një ndjenjë të ulët të mirëqenies thanë se ” Sa më shumë njerëz e përdorin Facebook-un mbi dy javë, aq më shumë rënie kan te nivelet e tyre për kënaqësinë e jetës. Në vend se të rrisin mirëqenien … këto të dhëna sugjerojnë se Facebook-u mund ta dëmtojë atë . ”

Një mundësi mund të jetë dhe xhelozia , duke parë kushërinjtë dhe ish – shokët e shkollës në mënyrë rutinore për sukseset e tyre të karrierës, pushimet, ose kur shikon se miqtë tuaj janë, mesatarisht, më popullor se ju.

Kjo të bën të besosh se për arsye se kanë shumë miq në Facebook ndodh e njëjta gjë dhe në jetën e tyre personale.

Disa studiues kanë referuar për këtë qëllim si “sindromi miqësor botëror”, ku duket sikur të gjithë kalojnë një kohë më të mirë se ju. Por thjesht të japin një pamje të gabuar nga realiteti i jetës tyre.

Përktheu: A.Koxha/ Gazeta Mapo – Marrë nga BBC

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit