Transmetuar më 11-02-2014, 01:44

Gjatë gjithë historisë së regjistruar të njerëzimit është folur për botën e nëndheshme, krijesat e saj dhe ferrin që përfaqëson kjo botë.

Që nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejmë gjurmë të forta të përshkrimeve të një bote irreale të mbushur me figura hyjnore e gjysmë hyjnore, qenie mistike dhe të frikshme të konsideruara pjellë e fantazisë njerëzore dhe e frikës së tij ndaj një të panjohure që ka mbetur e tillë për mijëra vjet dhe është prekur vetëm nga një grusht njerëzish të zgjedhur.

Vazhdimisht kanë ardhur mesazhe që janë dëgjuar nga ata që i kanë mbajtur veshët e hapur dhe mendjet e hapura për të kuptuar atë që nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerëzore.

Si qenie njerëzore nuk jemi të ndërgjegjshëm për fuqinë e madhe që kemi në trurin tonë dhe kufizohemi nga frika e të panjohurës, duke i mohuar vetes përdorimin e dhuratës më të madhe që kemi nga natyra apo nga krijuesi. Ndër shekuj, njerëz të guximshëm dhe ëndrrimtarë janë përpjekur të gjejnë rrugët për të hasur këtë të panjohur.

Shumë kanë dështuar deri dhe me jetët e tyre. Disa ia kanë dalë mbanë dhe kanë lënë dëshminë e tyre që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mos pranohet falë hijes së dyshimit që ka mbështjellë  mendjen njerëzore dhe se lë atë të shpërthejë me gjithë fuqinë e saj. Sot, më shumë se kurrë njerëzimi po i afrohet kufijve të dijes, duke u përpjekur t’i kapërcejë ato. I kërkon në avancimin e shkencës, teknikës, mendimit dhe perceptimit.

I kërkon ato në trupat e sistemit tonë diellor dhe përtej tij, duke guxuar që të zgjerojë hapësirën e kërkimet nëpër kozmos dhe gjithë universin. Por nuk duhet harruar që vetë globi ynë ende është i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime të rëndësishme janë bërë vitet e fundit kur mendohej se s’ka mbetur më gjë për t’u zbuluar.

Njohim mjaft mirë sipërfaqen e Hënës dhe të Marsit, por nuk dimë ende se çfarë fshihet nëpër thellësitë e Amazonës dhe të Xhunglës tropikale afrikane.

Njohim mirë satelitët e Saturnit dhe të Jupiterit, por ende nuk dimë të shpjegojmë zërat e fortë që na vijnë nga e kaluara dhe e tashmja për ekzistencën e diçkaje shumë të pabesueshme nën këmbët tona. Përpiqemi të hedhim në hartë sistemin tonë diellor, galaksinë tonë dhe të tjera, përpiqemi të gjejmë se si u krijuan dhe kur do të kenë një fund dhe ende nuk dimë as 1% të asaj që përfaqëson brendësia e globit tonë.

Dhe këtu është misteri më i madh që ende mbetet për t’u zbuluar. Gjeologjia me saktësitë dhe pasaktësitë e saj na ka ardhur në ndihmë për të kuptuar dhe mësuar shumë mbi historinë e planetit tonë si trup dhe si ndërtim. Por si çdo shkencë ajo ka nevojë gjithmonë për përmirësim dhe ndryshime në koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund të bëjë përjashtim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit