
Një djalë i ri në Elbasan, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Denoncimi është bërë nga e mitura dhe prindërit e saj në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Sipas policisë lokale, mbi 27 vjeçarin Kujtim Xhaka, lindur e banues në qytetin Elbasan, rëndon një kallëzim penal me dyshimin se ka kryer ngacmime seksuale ndaj vajzës së mitur 15 vjeçe nga i njëjti vendbanim.
Policia e Elbasanit e ka vënë në pranga 27-vjeçarin për të zbardhur pretendimet e të miturës dhe prindërve të saj që e akuzojnë se e ka ngacmuar seksualisht.
Kohët e fundit në qarkun Elbasan, ka një shtim të rasteve të denoncimeve nga vajza të mitura dhe familjarë të tyre, ndaj meshkujve për përdhunim dhe akuza të tjera që lidhen me krimet seksuale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





