Transmetuar më 11-02-2014, 01:22

Sekretari i Përgjithshëm Federatës së Çiklizmit, Alfred Tahiraj ka bërë kallëzim penal në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ndaj tre çiklistëve, të cilët i akuzon për dhunë fizike.

Mësohet se Alfred Tahiraj është dhunuar nga tre çiklistët Ardit V., Altin S., Besmir B, përpara Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Sekretari i Përgjithshëm Federatës së Çiklizmit pretendon se është dhunuar dhe kanosur për shkak të detyrës. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit