
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe dita e nesërme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve por herë pas here do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit. Më të përqendruara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet dhe vranësirat do të jenë dominuese pothujase në të gjithë territorin. Kjo situatë e motit do të jetë deri në orët e vona të natës kur pritet shtim i vranësirave në vend.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur pothuajse të njëtat vlera të tyre konstante.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h me drejtim verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Europa
Vendet perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku më problematike situata paraqitet në Portugali dhe Spanjë pasi shirat do të bien me intensitet të lartë. Po ashtu me shira dhe stuhi të forta ere do të paraqiten Ishujt Britanike dhe një pjesë e Europës Qendrore. Edhe në Mesdhe shirat do të vijojnë por do të jenë të përkohshëm.
Me mot të kthjellët do të karakterizohen, vendet Nordike, rajoni i balltikut, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e lindjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





