
Berat, 10 shkurt 2014, NOA.al- Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qytetin e Beratit, më saktësisht në lagjen “Çlirimi”.
Si pasojë e zjarrit të furishëm një person rreth 30 vjeç i identifikuar si Eugen Duda, ka mbetur i dëmtuar rëndë, me djegie të shumta në të gjithë trupin.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, dyshohet se 30 vjeçari i ka vendosur zjarrin banesës e ndodhur në katin e parë të një pallati, duke qëndruar brenda edhe vetë.
Sakaq aktualisht i dëmtuari është dërguar në spitalin e Beratit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia tha se 38-vjeçari Eugen Duda është duke u mjekuar nën ruajtje policore, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.
Lidhur me këtë rast, forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar zjarrin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





