
Barack Obama dhe Beyonce janë të lidhur bashkë. Ky pretendim është deklaruar për mikrofonin e radio “Europe 1” nga fotografi i famshëm francez, Pascal Rostaing.
Sipas tij të pathënat e historisë së tyre të dashurisë pritet të publikohen së shpejti nga prestigjiozja amerikane "Washington Post".
“Në këto momente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ndodh diçka e madhe. Do të dalin në Washington Post të dhënat e lidhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këngëtaren Beyonce”, u shpreh Rostaing.
Kujtojmë se Beyonce ka kënduar gjatë betimit të Obamës si President, por edhe gjatë ditëlindjes së zonjës së parë Michelle, duke qenë shumë e afërt me çiftin presidencial./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





