
Në prezantimin e filmit të ri “Nën një yll me fat”, të realizuar me Carlo Verdone, Auerlio De Laurentis nuk mund të rrijë pa folur për Napolin, duke u rikthyer te fitorja në fundjavën që sapo lamë pas.
Të kaltërtit do të zhvillojnë këtë të mërkurë gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë ndaj Romës, dhe për presidentin napoletan Kupa është trofeu që duhet fituar këtë sezon.
“Nëse preferoj Kupën e Italisë apo një film kampion në të ardhura? I prereferoj të dyja së bashku. Puna ime është kjo dhe shpresoj që të kem sukses si në drejtimin e Napolit ashtu edhe në prodhimin e filmave.
Dëshiroj shumë që skuadra të fitojë Kupën e Italisë këtë vit, pavarësisht se ndaj Romës do të jetë shumë e vështirë duke parë që kemi humbur edhe takimin e parë.
Gjithsesi unë kam besim te ekipi dhe besoj se djemtë do të kualifikohen për në finale dhe më pas do të fitojnë edhe trofeun”.
Në vijim De Laurentis theksoi se ka zgjedhur Rafa Benitezin, pasi mendon se me të në formacion Napoli mund të fitojë.
Presideniti i të kaltërve tha gjithashtu se objektivi i tij i ardhshëm për Napolin është ndërtimi i një stadium të ri dhe krijimi i një akademie moderne për skuadrat e të rinjve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





